Tirana
Tirana (në të folmen tiranase: Tirona) është kryeqendra e qarkut dhe rrethit me të njëtin emër dhe kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë. Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë, rreth 35 km në lindje të Durrësit dhe rreth 40 km në veri-perëndim të Elbasanit, në një luginë të rrethuar nga Mali i Dajtit në lindje, kodrat e Kërrabës dhe Saukut në jug, kodrat e Vaqarrit dhe Yzberishtit në perëndim dhe ato të Kamzës në veri.[5]
Qyteti u themelua në vitin 1614 nga Sylejman Pashë Bargjini, me origjinë nga fshati Mullet dhe u përmend për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut. Gjatë gjithë historisë së saj ajo ishte një qendër romake (Theranda) dhe bizantine (periudhën e zgjerimit të saj të parë). Ajo u pushtua në shekullin e pesëmbëdhjetë nga Perandoria turko-osmane, i cili ndikoi dhe ndryshuar politikën, shoqërinë, kulturën, arkitekturën dhe fesë në shekujt e mëvonshëm. Tirana e shpalli pavarsinë në 26 nëntor 1912 dhe u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese. Ishte vendi qendror i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Sot qyteti po përjeton një periudhë të zhvillimit progresiv ekonomik, social dhe urban, me ndërtimin dhe rregullimin monumentale e parqeve, ndërtesave, duke përfshirë edhe rindërtimin e objekteve fetare të shkatërruara gjatë pushtimit turk dhe regjimit komunist.
Post a Comment