Historia e Tiranes
Regjistrimi i tokave të qytetit u bë nën pushtimin osman, në vitet 1431–1432. Tirana u themelua në 1614 nga Sylejman Pashë Bargjini nga fshati Mullet, i cili ne fillim ndërtoi një xhami, një furrë pjekje dhe një hamam. Dy shekuj me vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet më të vjetra të Tiranës kanë qenë ajo e Mujos dhe e Pazarit, të ndodhura sot në zonën mes qëndrës aktuale dhe rrugës së Elbasanit.
Si kryeqytet i përkohshëm Tirana u shpall më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925. Në vitin 1990 Tirana numëronte vetëm 244.200 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjitha anët e tjera të vendit përdrejt kryeqytetit, të cilët shpresojnë të gjejnë aty punë dhe jetë me të mirë, e ka çuar popullsinë e Tiranës në mbi 1.000.000 banorë. Tirana, siç quhet dhe nga vendasit Zemra e Shqipërisë, është qyteti që lulëzon dhe zhvillohet më shpejt, ai është tepër ritmik dhe ofron mundësi të shumëllojshme aktiviteti jo vetëm për banorët vendas, por edhe atyre të huaj.
Post a Comment